Ngjela: Çështë ky shtet i turpshëm? Na drejton injoranca

Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër qeverisjen e vendit. Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi ngre disa pyetje duke e quajtur shtetin të turpshëm.“Ç’është ky shtet i turpshëm?Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi nga njrëz që nuk kanë asnje minimim përgjegjësie? Si mund të jetohet në një vend pa gjyqtarë, pa deputetë, pa prokurorë: pa Ligj që të të mbrojë, pa një klasë politike që të dijë pse është e tillë? E pra, megjithatë shqiptarët jetojnë. Por me mendje të ngritur për të ikur nga Shqipëria: pa asnjë shpresë; sepse të gjithë ata që përmënda më lart vjedhin e vjedhin pa pushim. Dhe nuk e dinë as ata sesi do të përfundojnë. Çështë kjo kohë pa fare arsyen e rendit, pa arsyen e politikës dhe qëverisjes? Është në fakt një kohë pa sistem.” shkruan Ngjela në FB.ngjela