Liceu në Gjirokastër pa ambiente, Dodumi: Po cënohet mësimdhënia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2015, 10:45
Pamjaftueshmëria e klasave, në jo pak raste i ka kthyer korridoret, sallën e mësuesve dhe oborrin e Liceut Artistik "Feim Ibrahimi" në Gjirokastër në ambjente ku zhvillohen orët e mësimit.Pavarësisht interesit në rritje për të ndjekur arsimin profesional në arte figurative dhe muzikë, duket se ambientet e shkollës janë të pamjaftueshme për kryerjen e orëve mësimore dhe të praktikave.Drejtori, Bujar Dodumi, pohon se ambjentet e ngushta po cënojnë mbarëvajtjen dhe cilësinë e proçesit mësimor.Interesi i nxënësve që sapo kanë përfunduar ciklin 9-vjeçar për të vazhduar studimet pranë Liceut Artistik ''Feim Ibrahimi" vitet e fundit ka qenë i lartë, por infrastruktura dhe ambjentet e ofruara nuk i përgjigjen një mësimdhënie cilësore.
/Oranews.tv/