Në Kuvend autorizimi për arrestimin, Akuza: Deputeti Prenga plagosi me armë pa leje

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga. Mbi bazën e veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria ka krijuar dyshime se deputeti plagosi me armën pa leje Tom Calin, si dhe ka kanosur duke u drejtuar pistoletën personave që shoqëronin Gjok Calin para Komisariatit të Policisë Kurbin. Ky i fundit kishte shkuar për të bërë denoncim se ishte goditur nga deputeti në Patok.Sipas prokurorisë deputeti dyshohet për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje”, të parashikuara nga nenet 278/4, 88, 84 e 25 të Kodit Penal.Prenga kreu vepër me rrezikshëri shoqërore- Në kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, është shprehur se, "nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, rezulton  se deputeti Prenga dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të sipërcituara gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ngjarje e ndodhur në mesnatën ndërmjet data 04.09.2015-05.09.2015, në qytetin e Laçit""Gjithashtu, në kërkesën për autorizimin e arrestimit, theksohet gjithashtu se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga dyshohet se ka kryer vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe që parashikohen si krim nga Kodi Penal" thuhet në njoftimin e prokurorisë.Deputeti plagosi me armë pa leje- Sipas prokurorisë deputeti Armando Prenga i përfshirë në konfliktin e ndodhur para komisariatit të Kurbinit, ka plagosur me armë tip pistoletë Tom Calin.Saktësohet  se arma që deputeti mbante dhe ka përdorur ishte tjetër nga ajo për të cilin është pajisur me leje nga organet kompetente.  Nga plagosja e ndodhur në mesnatën ndërmjet data 04.09.2015-05.09.2015 mbetën të plagosur 7 persona. Dje policia deklaroi se Armando Prenga kishte plagosur me qytën e pistoletës vetëm Gjok Calin. Argumentimi i Kryeprokurorit -  Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar dyshimet e arsyeshme për kryerjen e veprave penale nga ana e deputetit Prenga, në bazë të argumentave si më poshtë:- Me veprimin e tij të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarri tip pistoletë, armë kjo tjetër nga ajo për të cilin është pajisur me leje nga organet kompetente,  gjatë konfliktit të ndodhur në mjedisin publik para Komisariatit të Policisë Laç, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/4 Kodit Penal.- Me veprimin e tij të dëmtimit me armë të shëndetit të shtetasit T.C, duke qëlluar mbi të, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.- Me veprimin  e tij të nxjerrjes dhe drejtimit të armës ndaj shtetasve që shoqëronin shtetasin GJ.C. para Komisariatit të Policisë Kurbin, me bashkëpunimin e disa shtetasve të tjerë, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Kanosje”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 84 e 25 i K.Penal Për këtë arsye, me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga Prokuroria, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhënia e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të  Shqipërisë Armando Prenga.Kërkesa u dorëzua mesditën e sotme. Lajmi konfirmohet për Ora News nga zyra e shtypit e Kuvendit ndërsa më pas Prokuroria e Përgjithshme bëri publike dhe kërkesën që mban datën 6 shtator 2015, dhe ku jepen argumentet pse duhet dhënë autorizimi i arrestimNderkohe ne 19:52 u  mblodh Këshilli i Mandateve-  Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i propozon Kuvendit heqjen e mandatit të deputetit për socialistin Armando Prenga.  Nderkohe Kuvendi pershpejtoi  nisjen e seances plenare, e para per kete sesion nga ora 19:00 qe ishte parashikuar ne 10:00 te paradites. Deputetet pritet te votojne kerkesen e Këshillit të Mandateve për deputetin socialist.Arrestimi ne flagrance i deputetit- Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga u arrestua mëngjesin e 5 shtatorit 2015 në flagrancë  së bashku me 5 të tjerë pas një përplasjeje me armë zjarri e mjete të ftohta  mes disa pjesëtarëve të familjes Cali dhe familjes Prenga, që ndodhi para komisariatit te policise.. Mes të plagosurve ishte dhe i vëllai Eduard Prenga. Përleshja nisi në Patok për të vijuar përpara komisariatit të LaçitRregullorja- Sipas Rregullores së Kuvendit brenda dy ditësh nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit mblidhet këshilli për Rreguloren, Mandatet dhe Imunitetin i cili duhet të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, porPor mund edhe të hedhë poshtë kërkesën e prokurorisë, nëse nuk ka vend për procedim dhe të vendosë heqjen e masën së ndalimin apo të arrestit në flagrancë.Sipas rregullores së Kuvendit në seancën e këshillit të Mandateve që shqyrton kërkesën e Prokurorisë mund të jetë i pranishëm deputeti nën akuzë, ose të përfaqësohet nga avokati i tij.Rreth 5 muaj më parë Kuvendi miratoi kërkesën për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.[caption id="attachment_574980" align="alignnone" width="640"]11993268_10206245920700641_723681673_o Ne foto: Pjese nga relacioni i Prokurorise per Armando Prengen drejtuar Kuvendit[/caption]

Njoftim-Autorizimi arresti për Armando Prengën

Lexoni me shume - Përgjegjësitë për “laçianët” e politikës- Nga Mero Baze Shtohen kontrollet në Laç, prani e madhe policore dhe një autoblindë në rrugëPrenga drejt përjashtimit nga Partia, Xhaçka: S’ka të drejtë morale të jetë në PSRama e Meta reagojnë: As deputeti s’është mbi ligjin, ndëshkim për ngjarjen e Laçit /Oranews.tv/