Rama e Meta reagojnë: As deputeti s'është mbi ligjin, ndëshkim për ngjarjen e Laçit
Pak minuta pasi policia e shtetit konfirmoi zyrtarisht arrestimin në flagrancë të deputetit socialist Armando Prenga dhe akuzat që rëndojnë mbi të ka reaguar kryeministri Edi Rama dhe kryetari I Parlamentit Ilir Meta.Rama reagon online- "Askush s'eshte mbi ligjin aq me pak deputeti! Ngjarja e Lacit kërkon ndëshkim te plote ligjor. Koha e te paprekshmeve ka ikur bashke me Saliun!" Reagimi i Metës- “Zyra e shtypit pranë Kryetarit te Kuvendit informon se pasi është njohur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Laç, gjatë së cilës mbeten të lënduar disa shtetas, si dhe deklaratën e Policise se Shtetit mbi rrethanat dhe personat e përfshirë në të dhe ndalimin nga organet e zbatimit të ligjit të deputetit Armando Prenga, Kryetari i Kuvendit kërkon nga institucionet përgjegjëse zbardhjen e menjëhershme të saj, si dhe vendosjen përpara ligjit të personave përgjegjës.Arrestimi - Armando Prenga akuzohet se është përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit për Luginën e Patokut. Sipas policisë në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga, palë në konflikt janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri.Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas tëpërfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe u arrestua në flagrancë me akuzat "Plagosje e rëndë, me dashje", "Armëmbajtja pa leje", "Kanosje serioze për vrasje".