Protesta ne Irak kundër korrupsionit

Mijëra persona protestuan në Bagdad dhe në provincat jugore të Irakut, me thirrjet për reforma rrënjësore në vend dhe për ti dhënë fund korrupsionit që ka përfshirë politikën.Sikurse në kryeqytetin e Irakut, mijëra të tjerë demonstruan në Najaf dhe Basra, duke kërkuar burgosjen e zyrtarëve më të lartë në vend, të dyshuar për korrupsion dhe vjedhjen e fondeve shtetërore, thirrje që u mbështet edhe nga kleriku i muslimanëve shiitë.Ky i fundit i kërkoj kryeministrit Haider Al Abadi, të hartojë reforma të reja dhe të godasë fort korrupsionin e keqqeverisjen e deritanishme. Abadi propozoi një muaj më parë që të eleminohen shtresa të tëra të qeverisë dhe të rihapen hetimet për korrupsion.Por kritikët i quajtën këto propozime antikushtetuese dhe se ato nuk do të përmirësonin aspak jetën e irakenëve të thjeshtë.Në Bagdad, protestuesit mbushën sheshin "Tahrir" duke rritur ndjeshëm presionin drejt autoriteteve."Po i drejtohemi kryeministrit që të hartojë politika të reja. Do ta ketë mbështetjen tonë për këtë gjë" tha Jafer Al Kutbi, një protuesues.Edhe në Basra, banorët dolën në rrugë me flamujt e tyre kombëtar ndërsa ishin të rrethuar nga forcat e sigurisë."Jemi këtu për të protestuar kundër shtetit të Irakut në përgjithësi, ky system ka rënë. A keni parë ndonjë vend tjetër në botë si Iraku, ku asgjë nuk funksionon? As agrokultura, asnjë lloj industrie, asnjë fabrikë nuk është e hapur. Smund të bëjmë asgjë, sidomos në këtë kohë kur nafta jonë shitet për disa cent dhe është bërë e pavlefshme" thotë një tjetër protesues, Abdullah Ali.Muajt e fundit, irakenët kanë dalë gjithnjë e më të shumtë në protesta, ndërsa shpresat e tyre se do të kenë një të ardhme më të mirë, sa vijnë e shuhen.[caption id="attachment_574368" align="alignnone" width="640"]bagdad_ Ne foto : Protesta ne sheshin "Tahrir"[/caption][caption id="attachment_574369" align="alignnone" width="640"]bagdad Ne foto : Protesta ne sheshin "Tahrir"[/caption]/Oranews.tv/