Konflikt për Lagunën e Patokut, 7 plagosen. Pranga deputetit të PS Armando Prenga
Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga është arrestuar mëngjesin e 5 shtatorit 2015, nën akuzën e "plagosjes së rëndë, me dashje", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosje serioze për vrasje".Deputeti është njëri prej 6 të arrestuarve në flagrancë pas një përplasjeje me armë zjarri e mjete të ftohta mes disa pjesëtarëve të familjes Cali dhe familjes Prenga, që ndodhi mbrëmjen e 4 shtatorit dhe që përfundoi me 7 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe i vëllai Eduard Prenga.Sherri nisi fillimisht në Patok, aty ku dy familjet janë në gjyq për Lagunën, më pas vijoi para komisariatit të policisë së Kurbinit ku dhe njëri prej pjesëtarëve të familjes Cali, Gjok Cali kishte shkuar për të bërë kallzim se është goditur nga deputeti.Në orën 13:00 të 5 shtatorit, policia e shtetit dha versionin zyrtar mbi ngjarjen duke deklaruar se arrestimi i 6 personave, mes tyre i deputetit është kryer në flagrancë."Në datë 04.09.2015, në orën 23:40, Salla operative e Komisariatit të Policisë Kurbin, mori njoftim për një konflikt të ndodhur në një lokal në Patok. Menjëherë Policia e Kurbinit ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet. Në Komisariat është paraqitur shtetasi Gjok Cali, për të bërë kallzim se është goditur nga shtetasi Armando Prenga (deputet i Kuvendit të Shqipërisë). Në momentin që ky shtetas po jepte kallzimin në ambjentet e Policisë, janë afruar përpara ambjenteve te Policisë, në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish, palë në konflikt, në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga. Në debat e sipër ata janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri. Policët që ndodheshin në Komisariat kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin. "Gazetari i Ora News informon se konflikti ka motive pronësie mbi lagunën e Patokut "Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale rezulton që palët janë konfliktuar për motive pronësie. Në funksion të zbardhjes së ngjarjes janë shoqëruar në ambjentet e Policisë 36 shtetas nga të dy palët në konflikt" thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.Nga 7 persona të plagosur 2 prej tyre kanë plagë me armë. Tre të plagosur kanë lënë spitalin.Pas arrestimit, deputeti u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.Kryetari i PD-së deklaroi se Prenga plagosi 4 persona brenda në ambientet e komisariatit. Ndërkohë që policia e mohon duke deklaruar se përleshja ndodhi në ambientet e jashtme.Sipas policisë së Kurbinit, nuk është vërtetuar ende që Armando Prenga ka qëlluar me armë, por është konfirmuar plagosja nga ana e tij e Gjok Calit me qytën e pistoletës. Ndërkohë avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje.Të arrestuarit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta Armando Prenga: “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.Anton Leka: “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”. Gazmir Jushi: “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.Gjokë Cali: “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”- Nikollë Cali: “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” dhe “Plagosje të rëndë me dashje”- Gjergj Cali: “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” dhe “Plagosje të rëndë me dashje”.Zhvillimet ore pas ore Ora 15: 40 - Përplasja s’ndodhi brenda komisariatit. S’është konfirmuar ende nëse Prenga qëlloi me pistoletëShefi i Komisariatit të Kurbinit hedh poshtë akuzat e PD-së se përplasja ka ndodhur brenda në ambientet e komisariatit. Gjithashtu deklaroi se ende nuk është konfirmuar se deputeti ka qëlluar me armë apo joOra 15: 30 Basha: Rama mbrojti kasaphanën e Prengës, sovrani do ti tregojë derën krimitOra 14: 30 Avokati: Deputeti Armando Prenga u vetëmbrojt, turp akuza e armëmbajtjes pa leje Ora 14: 27 Deputeti Armando Prenga drejt përjashtimit nga PS. Nga selia PS deputetja Olta Xhaçka deklaron : “Prenga s’ka të drejtë morale të jetë në PS”, Prokuroria të mos harrojë Bashën e BerishënOra 13:44 Rama e Meta reagojnë: As deputeti s’është mbi ligjin, ndëshkim për ngjarjen e LaçitOra 13: 30 Basha pas arrestimit të Prenga: Ky fundi i shtetit ligjor të ngrihemi në këmbëOra 13:00 Policia jep versionin zyrtar të ngjarjes dhe bën publik emrat e të plagosurveNga ky konflikt kanë mbetur të plagosur 7 persona:" Gazmir Jushi, 39 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta, jashtë rrezikut për jetën." Eduart Prenga, 36 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta jashtë rrezikut për jetën." Tom Cali, 66 vjeç banues në Fushë Kuqe, i plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën." Gjergj Cali, 55 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën. (Ka lene spitalin)" Gjok Cali, 51 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën. (Ka lene spitalin)" Nikoll Cali, 53 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën." Françesk Cali, 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta. (Ka lene spitalin)Grup hetimor per zbardhjen e ngjarjes- Polica e Kurbinit ka njoftuar menjëherë prokurorinë e rrethit dhe prokurorinë e Përgjithshme dhe është ngitur një grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e prokurorisë filloi menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, dhe vënien para përgjegjësisë së përgjegjësve.Plumbat ne vendngjarje- Është kqyrur vendi i ngjarjes, ku janë janë gjetur dhe marrë në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja model 56, 5 gëzhoja fishekësh model 54, një teh biçaku.Kontrolli i banesave- Polica gjatë ushtrimit të kontrollit në banesa, ka gjetur në banesën e shtetasit Gazmir Jushi 1 armë zjarri automatik model 56, sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si dhe gjatë kontrolleve të tjera të banesave janë sekuestruar 6 armë gjahu dhe 1 automjet.Ora 12: 46 Berisha: Konflikti për Lagunën e Patokut. Prenga i zuri pritë në oborrin e komisariatitOra 11: 46 - Hoti e PD-së në spital takon familjen CaliProkuroria pritet t’i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit. Deputetja e PD-së Paulina Hoti është parë të shkojë pranë familjes Cali në Spitalin e Traumës. Në drejtorinë e policisë së Tiranës ndodhet dhe avokati i deputetit socialist Armando Prenga, Baftjar Rusi.Ora 11: 28 Vëllai i deputetit Prenga më rëndë por jashtë rrezikut për jetenNë një prononcim për median mjeku i Spitalit të Traumës, Agron Dogjani raporton se 5 persona të plagosur janë nga familja Cali, ndërsa dy të tjerë, mes tyre dhe vëllai i deputetit Eduard Prenga kanë plagë më të rënda.“Eduard Prenga ka plagë me thikë, ka dëmtime në pulmonin e djathtë. Ndodhet në pavionin e kirurgjisë dhe nuk paraqet rrezik. 5 pjesëtarë të familjes Cali kanë mbërritur në spital. 3 prej tyre kanë goditje me mjetë të forta. Gjok Cali dhe Francesk Cali kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekimin e duhur" tha mjeku.[caption id="attachment_574318" align="alignnone" width="576"]
Forcat e policise ne Spitalin e Traumes ku u shtruan 7 te plagosurtit pas konfliktit ne Lac[/caption]Vendi ku ndodhi perplasja mbremjen e 4 shtatoritOra 10: 57 Tre të plagosur lënë spitalin Nga Spitali i Traumës ku ndodhet gazetarja e Ora News Denisa Ruzi mësohet se të plagosurit që kanë lënë spitalin janë Gjok, Frederik Gjergj e Tom Cali. [caption id="attachment_574287" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku mendohet se ka ndodhur konflikti ne Laç, Fotoja u postua nga Sali Berisha ne fb[/caption]Ora 10: 39 Burimet nga Spitali i Traumës konfirmojnë se në spital janë 7 të plagosur.Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Ka hematoma në mushkëri. Të plagosurit mbërritën në spital rreth orës 01:30. Ora 10: 34 Opozita akuzon policinë se duan të mbyllin ngjarjen Opozita akuzon policinë për terr informativ dhe se po përpiqen të mbulojnë ngjarjen.Ish kryeministri Berisha poston në facebook denoncimin e një qytetari i cili thotë se policia e shtetit po përpiqet të mbyllë ngjarjen. Po ashtu denoncimi është bërë dhe nga kreu i PD-së
Qytetari dixhital informon: Zjarr mbi qytetaret ne komisariatin e Kurbinit nga deputeti, Armandi i Partise. 4 te...Posted by Sali Berisha on Saturday, September 5, 2015
Terri informativ i urdheruar nga Rama dhe zbatuar nga Tahiri mbi ngjarjen kriminale ku Armando Prenga plagosi me arme...Posted by Lulzim Basha on Saturday, September 5, 2015
Lajm trondites nga Laci. Ne oret e para te mengjesit deputeti socialist Armando (Edmond) Prenga, ka plagosur me arme...Posted by Lulzim Basha on Saturday, September 5, 2015
Ne foto: Armando Prenga[/caption] /Oranews.tv/