Gjermania dhe Austria hapin kufijtë, mbërrijnë emigrantët e parë nga Hungaria
HMijëra emigrantë të rraskapitur kanë mbërritur me autobusë në Austri të shtunën e 5 shtatorit 2015Pas ditësh të tëra konfrontimi dhe kaosi qeveria hungareze vendosi dhjetra autobusë në dispozicion të më shumë se 1000 emigrantë – pjesa më e madhe e tyre sirianë- të cilët të premten nisën rrugëtimin në këmbë drejt Vjenës.Të mbuluar me batanije dhe mushama kundër shiut, ndërsa shumë prej tyre mbanin dhe fëmijë në krah, emigrantët zbritën nga autobusi në kufi me Hungarinë dhe hynë në Austri.Policia thotë se më shumë se 2000 emigrantë kanë mbërritur në kufi ndërsa shumë të tjerë pritet të vijnë gjatë ditës. Më pas nga qyteti kufitar Nickelsdorf , emigrantët do të udhëtojnë drejt Vjenës me trena, informon Reuters.Më shumë se 140 mijë emigrantë janë regjistruar të kenë hyrë në Hungari nga Serbia në kufi me të cilën qeveria e Orban ndërtoi një mur 175 km me 3 radhë telash me gjemba kundër kalimit të refugjatëve.Austria thotë se është rënë dakord dhe me Gjermaninë se do të pranojë emigrantët. Shumë prej emigrantëve do të zhvendosen në Gjermani.[caption id="attachment_574225" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Emigrantet qe mberrijne ne Austri[/caption][caption id="attachment_574224" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Emigrantet qe mberrijne ne Austri[/caption][caption id="attachment_574223" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Emigrantet qe mberrijne ne Austri[/caption][caption id="attachment_574217" align="alignnone" width="624"]
Ne foto : Nje pjese e emigranteve do te zhvendosen ne Gjermani[/caption][caption id="attachment_574235" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Emigrantet ne tren gati per tu nisur ne Gjermani[/caption][caption id="attachment_574236" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Emigrantet qe nisen per ne Gjermani[/caption][caption id="attachment_574237" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Emigrantet qe nisen per ne Gjermani[/caption] /Oranews.tv/