Përleshje mes emigrantëve dhe policisë në ishullin Lesbos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2015, 21:27
Përleshje mes emigrantëve dhe forcave të sigurisë kanë ndodhur në ishullin e Greqisë Lesbos. Prestigjozja The Guardian shkruan se rreth 1000 refugjatë kryesisht nga Afganistani kanë tentuar të hyjnë në tragetin Blue Star 1 duke bërtitur “Athinë, Athinë”.Agjentët e siguisë dhe Garda Bregdetare kanë përdorur gaz lotsjellës dhe granata tymuese për të shpërndarë dhe parandaluar hipjen e emigrantëve në target.Ndërkohë sot një emigrant pakistanez humbi jetën në hungari në përpjekje për të kaluar bllokadën policore.