Zjarr në tregun industrial në Durrës, dëme të shumta materiale

Tregu industrial në Durrës është përfshirë nga një zjarr i madh.  Tre zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët , të cilat ndihmohen edhe nga pronarët.Dëmet nga flakët e zjarrit janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit në tregun industrial në lagjen 6 të qytetit.Qindra vetë tregtojnë mallra të ndryshëm në këtë zonë. Për policinë, është herët të deklarohet se ku ka rënë zjarri dhe aq më pak dëmet që po shkakton.zjarr te tregu 3 zjarr te tregu 2 zjarr te tregu