Pogradec, zjarr në kodrat kalasë, dyshohet i qëllimshëm
Pogradec-Prej dy orësh kodrat mbi lumin e Terhanit në Pogradec janë përfshirë nga zjarri. Flakët kanë djegur deri më tani rreth 2 Hektarë me shkurre dhe ferr dhe me dhjetëra rrënjë Gështenja. Sipas punonjësve të pyjores zjarri është ndezur nga pronari i një tokë për djegien e disa ferrave por për shkak të erës flakët janë përhapur pa kontroll duke përfshirë edhe gështenjat te gjitha në pronë private.Në vendngjarje janë punonjës të pyjores të cilet po punojnë për izolimin e flakëve por situata është e vështire pasi era e bën të pamundur këtë gjë,por nga ana tjetër ka një mungesë të organizimit të punës dhe mosrakordim të shtabit të emergjencave pasi të paktën deri më sot nuk ka pasur asnjë mbledhje të këtij shtabi për të ndarë detyrat,shtab i cili mblidhet nga nenprefekti në bashkëpunim me bashkinë dhe institucione të tjera dhe mosorganizimi i kësaj pune ka bërë që sot të jetë e pamundur që të ketë rezultat të mirë në shuarjen e flajeve te zjarrit,për më tepër që zjarri është në pronë private dhe ata nuk kanë të drejtë ndërhyrje .Ndërkohë zyra e pyjores lëshon një apel për banorët të mos ndezin zjarre në këtë kohë për të evituar fatkeqësi të tilla.
