Dezinfektimi i Galerisë Kombëtare, drejtuesit: Proçesi nuk është bërë i plotë prej ‘74

Pas Muzeut Kombëtar edhe Galeria Kombëtare e Arteve do ti nënshtrohet proçesit të dezinfektimit, i cili parashikohet të kryhet për herë të parë i plotë. Pas 41 vitesh nga krijimi i saj. Drejtori, Artan Shabani, thotë për Ora News se ndërhyrje do të ketë edhe në fasadën e institucionit.Që prej vitit 1974 kur u ndërtua Galeria e Arteve në Tiranë, proçesi i dezinfektimit nuk është kryer asnjëherë i plotë.Këtë herë proçesi i dezinfektimit do të kryhet në të gjitha katet e pavionët e godinës.Artan Shabani: Galeria Kombëtare bëhet në tre faza. Faza e parë, janë trajtuar pjesa e magazinave apo depove. Faza e dytë përmbledh 80-85 % të të gjithë ambjenteve dhe në mënyrë specifike është gjithë pjesa e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve ku përfshihen rreth 4000 vepra arti.Por Drejtori, Artan Shabani, rrëfen se ndërhyrje do të ketë edhe në fasadën e Galerisë për të përmirësuar imazhin e saj:Artan Shabani: Do të jetë lyrja totale e Galerisë së Arteve dhe kjo do të vijë si proçes pas restaurimit, pra do të jetë dhe pjesa e lyrjes dhe menjëherë pas saj do të jetë dhe rikonceptimi i linjës muzeale ose rivendosja gradualee linjës muzeale të arteve.Galeria Kombëtare e Arteve do të hapet për vizitorët në datë 6 shtator me ekspozitën e artistit Maks Velo.