"Për atë që duam", libri i Atjonit, Visar Zhiti: Fjala ime është dhimbja

Një premtim i mbajtur për djalin e humbur në një aksident tragjik."Për atë që dua(m)” është libri i djalit të shkrimtarit  Visar Zhiti, Atjon Zhiti, i cili në 30 gusht do të festonte 20 vjetorin e tij të lindjes.Visar Zhiti: Edhe mamaja e Atjonit i kishte thënë që kur të bëhesh 20 vjeç do të sjell një kuartet harqesh. Mamaja e mbajti fjalën dhe libri u bë realitet”Libri është një përmbledhje me ese, statuse në facebook përkthime e poezi të 20 vjeçarit, i cili humbi jetën disa muaj më pare.  Visar Zhiti dhe bashkëshortja  e tij ndanë me të pranishmit dhimbjen për humbjen e djalit të tyre.Visar Zhiti: “Fjala ime është dhimbja. Për mua tani ka mbetur heshtja. Dhe lutem që në këtë heshtje, gjithsecili, ato gjërat që i dëshiron vetes të mendojë se ja kam dëshiruar e thënë dhe unë”.Të praishëm në promovimin e librit "Për atë që dua(m)"ishin miq të 20 vjeçarit të cilët ndanë eksperiencat e kaluara gjatë këtyre viteve me tëShok i Atjonit: “Nëse më pyesni se çfarë mbaj mend nga Atjoni, mbaj mend vetëm dy gjëra: lotët dhe përqafimet"libri i visar zhitit /Oranews.tv/