Meta e Basha mesazh ngushëllues për humbjen e akademikut Kraniqi
Ndahet nga jeta akademiku Mark Krasniqi. Mediat në Prishtinë raportojnë se Krasniqi ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dy ditë më parë, pas një përkeqësimi të shëndetit. Krasniqi ka qenë profesor, shkrimtar dhe akademik dhe vdiq mw 28 gusht nw moshwn 95 vjeçareAi ka shërbyer si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.Po ashtu ka qenë anëtar i Kuvendit në disa legjislatura, duke përfaqësuar Partinë Demokristiane të Kosovës. Ai humbi jetën në moshën 95 vjeçare.Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe kryetari i Opozitës Lulzim Basha shprehën ngushëllimet familjes duke e quajtur humbje të thellë ndarjen nga jeta të akademikut Krasniqi.Mesazhi ngushëllues i kryetarit të Parlamentit Ilir Meta"Në këto momente të vështira për familjen dhe të gjithë shqiptarët, shpreh ndjenjën më të fortë të solidaritetit dhe mirënjohjes për veprën e shquar të Mark Krasniqit, këtij kolosi të mendimit, humanizmit dhe patriotizmit. Vepra e tij do të mbetet një udhërrëfyes për brezat, si shembulli më i lartë i përkushtimit. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e Mark Krasniqit."Mesazhi ngushëllues i kryetarit të opozitës Lulzim Basha"Jam i bindur se hidhërimi sot është mbarëkombëtar, sikundër ishte mbarëkombëtar respekti dhe vlerësimi për akademik Mark Krasniqin. Me largimin e tij nga kjo jetë, familja humbi njeriun e dashur, shqiptarët humbën një patriot të madh, intelektual të dimensioneve globale, një politikan të urtë e të mençur dhe plot vizion.Lutem që Zoti t’i japë paqen e përjetshme Mark Krasniqit, dhe familjes e miqve të tij forcën të mbajë peshën e dhimbjes."/Oranews.tv/