Kalaja e Lezhës i nënshtrohet restaurimit

Kalaja e Lezhës dhe një pjesë e mureve antike të shek IV, para krishtit po i nënshtrohen restaurimit të munguar prej dekadash. Falë rikonstruksionit do të mundesohet dhe vendosja e tabelave informuese për çdo objekt historik të rëndësishëm. Lezhë, i shpëtojnë rrënimit muret antike të shek. IV p.e.s. Kalaja e Lezhes po i nënshtrohet një restaurimi të pjesshëm falë një projekti me fondet e "IPA ADRIATICA".Rikonstruksioni është përqendruar tek muret fortifikuese të kalasë, që të mos lejohet shembja e mëtejshme të tyre.Paulin Zefi, Përgjegjës i Kultures Kombëtare Lezhë shprehet se: “Faza e parë ka nisur me restaurimin e mureve antike në pjesën veriore ku kanë qënë të rrëzuar rreth 35 gurë dhe janë vendosur në vendin e tyre. Më pas kemi nisur me portën kryesore të kalasë, ku kemi hequr trarët dhe kemi mbushur me spolie pjesën bosh të kthyer gati në rrënojë. Kemi bërë restaurimin e plotë të murit jugor të kalasë dhe janë rregulluar pjesa më e madhe e mureve dhe kullave të kalasë.”Kalaja e Lezhës dhe një pjesë e mureve antike të tipit poligonal po i nënshtrohen një restaurimi të munguar prej dekadash.Procesi shtrihet edhe përgjatë mureve antike të Shek. IV-para krishtit që ndodhen në zonen kodrinore duke përfshire edhe forumin romak. Falë këtij projekti do të mundesohet dhe vendosja e tabelave informuese për çdo objekt historik të rëndësishëm./oranews.tv/