Xhamia e Iljaz bej Mirahorit, zbulohen pikturat murale të suvatuara në komunizëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2015, 21:03
Ka filluar restaurimi i brendeshëm i Xhamise se Iljaz bej Mirahorit ne qytetin e Korçës. Prej disa ditësh në kubenë e saj ka nisur zbulimi i pikturave murale, të suvatuara në periudhën e ndalimit të besimit fetar gjatë regjimit komunist.Restaurimi i pikturave murale po kryhet nga specialistë turq. Sipas restauratorit Atahan Alltasher, pikturat i përkasin stilit barok dhe i takojnë shekullit të 18/19.Punimet në xhaminë e ndërtuar rreth 5 shekuj më parë nga themeluesi i qytetit të Korçës Iljaz bej Mirahori, po kryhen nga bashkia e qytetit në bashkëpunim me fondacionin turk TIKA. Përfundimi i punimeve pritet në shtator, në mënyrë që xhamia të jetë gati në Diten e Kurban Bajramit.

