Imazhi i qeverisë, tre kontrata të lidhura me kompanitë britanike

Pas ardhjes në pushtet qeveria Rama u kujdes të përmirësonte imazhin e saj në arenën ndërkombëtare duke marrë konsulencë nga kompani të huaja, kryesisht ato britanike, madje kryeministri Edi Rama mori si këshilltar të tij, ish-kryeministrin britanik Tony Blair.Por cili ka qenë roli dhe performance e kompanive britanike në Shqipëri?Kompania e parë e kontraktuar ishte “crown agents” , kontrata hyri në fuqi në shkurt të 2014 dhe parashikonte që britanikët të merrnin 1.4 mln euro në vit, të përjashtuara nga taksat për të asistuar doganat çka do të reflektojë me rritje të të ardhurave dhe ulje të evazionit dhe kondrabandës.Të ardhurat doganore duhet të rriteshin me 1% të PBB, por kjo nuk u realizua dhe doganat shqiptare nën asistencën e croën agents shënuan mosrealizim cka u shoqërua me akuza të forta të opozitës për dështim të britanikëve.Më datë 11 mars 2015 qeveria Rama lidh një tjetër kontratë me një kompani britanike “Omnia Strategy” për konsulencë juridike dhe përfaqësi në mosmarrëveshjen tregtare me kompaninë amerikane Rapiscan, një koncesion i dhënë muajt e fundit të qeverisë Berisha. Kompania në fjalë ishte firma ligjore e zonjës Blair dhe u pagua 495 mijë euro. Por në vijim qeveria zgjidhi me mirëkuptim konfliktin me kompaninë Rapiscan duke shmangur kështu arbitrazhin.Kontrata e tretë e lidhur me një kompani britanike ishte ajo e lidhur ajo për akreditimin e universiteteve. Në dhjetor 2014 marrëveshja u nënshkrua mes qeverisë Rama dhe britanikëve të Enkas. Në tetor kur edhe fillon viti i ri akademik, kompani britanike do të jetë edhe pjesë e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë prej nga ku pritet të dalë edhe raporti i parë mbi gjendjen e universiteteve në Shqipëri.