Testimi, infermierët: Ishte i vështirë, por na ndihmoi eksperienca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2015, 22:12
Pas Tiranës testimit po i nënshtrohen dhe infermierët e spitaleve në rrethe. Në Kukës testimit të ministrisë së Shëndetësisë iu nënshtruan 155 infermierë të spitalit të Kukësit, qendrave shëndetësore e shërbimit gjinekologjik, ndërsa në fazën e parë në Berat morën pjesë 100 bluza të bardhaPas një orë përballë pyetjeve, infermierët në Berat thanë se eksperienca i ndihmoi në testin që e konsideruan të vështirëEdhe në Durrës testimit iu nënshtruan rreth 250 infermierë. Për ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë niveli i vështirësisë është mesatar, ndërsa rezultatet e tij nuk do të ndikojnë në vendin e punës së infermierëve.
/Oranews.tv/