Zhduket 18 vjeçarja në prag martese, e ëma: Na tha se do shkonte në ditëlindjen e shoqes

Sot do të festonin 18 vjetorin e vajzës së vogël, Ruze Spahiut me ato pak mundësi që kishin, por fatkeqësisht prindërit e saj nuk dinë se ku ndodhet. Prej datës 24 në orën 10 ajo është larguar nga banesa dhe asnjë lajm prej saj nuk dihet.Kamera e Ora News ka shkuar në fshatin Gurë të Këlcyrës. Pritja e nënës së saj Meko ka thyer heshtjen e këtyrë ditëve ku duart nuk i bëjnë më të bëjë asgjë deri në marrjen e një lajmi prej saj. Nëna rrëfen se do të shkonte në një ditëlindje të shoqes "Anxhela" të pakten kështu ju tregonte e bija sa herë fliste por prinderit nuk e njohën asnjëherë. Ajo thotë se prej dy vitesh Ruzja ishte e fejuar me një djalë nga po ky fshat dhe më datën 10 tetor do të martoheshin.Kur është larguar me vete nuk ka patur para, rroba apo dokument identifikimi por vetëm rrobat e krahut dhe telefonin që del i fikur prej mbrëmjes së datës 24 gusht.Pas denoncimit në polici ende nuk ka asnjë informacion për 18 vjeçaren dhe nëna apelon për ndihmë për gjetjen e saj. Mes dhimbjes dhe trishtimit, nëna e Ruzes pohon se i fejuari i vajzës nuk kontakton me ta prej natës së parë kur shkuan për të bërë denoncimin për zhdukjen e saj. Tani ata janë të vetmit që luftojnë e apelojnë për gjetjen e vajzës