Elizabeta, mbretëresha më jetëgjatë në histori

Mbretëresha Elizabetë, e cila ka drejtuar monarkinë ende më të rëndësishme të Europës, duke u shndërruar në një nga familjet më të famshme dhe më të vëzhguara të të gjithë botës, pritet që në fillim të muajit shtator, të shndërrohet zyrtarisht në monarken që ka drejtuar Britaninë më gjatë se çdokush tjetër.Ajo asnjëherë nuk e priste të merrte fronin dhe e bëri këtë vetëm sepse xhaxhai i saj abdikoi por në 9 shtator, Elizabeta do të thyejë rekordin e vendosur nga nëna stërgjyshja e saj, mbretëresha Elizabeta, e cila mbretëroi për 63 vjet. Dikur, mbretëresha Elizabetë, sot 89 vjeç, tha se kjo ishte "Puna e jetës së saj" dhe ndryshe nga disa monarkë të tjerë të Europës, madje edhe vetë Ati i Shenjtë Papa Françesku, ajo nuk pritet të abdikojë. Historiani i monarkisë britanike shprehet me nota adhurimi për mbretëreshën.Hugo Vickers: "Mendoj përfundimisht se është koha që ne ta përshëndesim guximin e mbretëreshës. Unë vërej se ajo ka qënë e mrekullueshme dhe e pandryshueshme në karakter dhe personalitet teksa ka drejtuar me forcë të jashtëzakonshme vendin e saj, dmth, ka jetuar në kohë të vështira ndonjëherë dhe prapë është shumë e fuqishme, kjo është e mrekullueshme".elizabethNdërsa bota dhe sigurisht shoqëria civile ka ndryshuar dramatikisht përgjatë mbretërimit të saj, vetë mbretëresha është shfaqur vit pas viti me vetëbesim të adhurueshëm dhe e qetë në cdo situatë. Pavarësisht traumave të viteve '90, siç ishte edhe vdekja e princeshës së popullit Dajana, që vërtet dha përshtypjen e një kërcënimi për ekzistencën e monarkisë britanike, mbretëresha ishte e aftë të drejtonte institucionin mijëra-vjeçar drejt një epoke të re popullariteti.Ndërsa shoqëria britanike po bëhet gjithnjë e më shumë e barabartë në shtresa teksa klasat e vjetra të ashtuquajtura kasta janë ndarë apo shkrirë, monarkia ka mbetur thjesht vetvetja.Në nisje të mbretërimit të saj, Elizabeta ishte një figurë glamoroze e cila përfaqësonte rigjalërimin e britanisë menjëherë pas luftës por sot duket se familja mbretërore, ndonëse e shtuar në numër, duket se është bërë gjithnjë e më pas atraktive për tabloidet britanike.queen2Martesa e mbretëreshës me Filipin, një princ grek ka qëndruar solide për dhjetëra vite, monarkja e përshkroi 1992 një vit të tmerrshëm kur 3 nga 4 fëmijët e saj i dhanë fund lidhjeve të tyre martesore, me skandale nga më të ndryshmet që përfunduan në faqet e para të gazetave. Vdekja e Dianës në Paris në një aksident me makinë në vitin 1997 ishte padyshim moment më i errët i mbretërimit të saj dhjetëra vjecar, teksa mbretëresha u detyrua të kthehet nga Skocia për t'ju drejtuar popullit me një fjalim, teksa sjellja e saj në ato ditë ngjalli zemërim."Vdekja e Princeshës Dajana të Uellsit ka qënë periudha më e jashtëzakonshme e jetës kombëtare të britanisë së madhe".Kështu shprehet ljuis, i cili u kërkua në pallatin mbretëror në vitin 1998, për të ndihmuar në ringjalljen e familjes dhe për të përmirësuar imazhin public të të gjithë monarkisë."Për rreth një javë u duk sikur i gjithë ky institucion ishte shkatërruar nga themelet. Unë erdha në pallat rreth një vit më pas dhe ajo cka mu duk interesante, ishte fakti se mbretëresha në vecanti dhe anëtarët e tjerë të familjes, kishin filluar të bënin atë c'kishin bërë më parë, dilnin në mbrëmje dhe përfaqësonin monarkinë, takonin njerëz…"Me një ndërhyrje profesionale dhe të sofistikuar të mediave, reputacioni i familjes mbretërore u rekuperua nga ditët e errëta dhe nga ai moment mori një peshë të re."Leksioni nga 20 apo 30 vitet e fundit të monarkisë britanike shkon për institucionet shtetërorem që gjithnjë të jenë një hap përpara popullit britanik, që të jenë me ta në cdo moment. Isntitucionet duhet të vazhdojnë të mbijetojnë pas cdo historie e ngjarje, për të plotësuar atë cka qytetarët presin prej tyre dhe mendoj se këtë më së miri e bën vetë mbretëresha".Ekspertët e monarkisë, historianët por edhe gazetarët thonë se mbretëresha reflekton stabilitet me qëndrimin dhe natyrën e saj, edhe në përiudha paqartësie sociale apo në përiudha mos dakordësie me liderët politikë, ndërsa i ka dhënë britanikëve përgjatë viteve, sensin e indentitetit si komb.