E lëshon dërrasa e kalbur, plagoset 9-vjeçarja. Banorët kërkojnë riparimin e urës

Nje 9-vjeçare në Lezhë është plagosur rëndë mbrëmjen e së enjtes dhe ka përfunduar në spital pasi ra nga një urë, dërrasat të cilës u thye ndërsa kalonte.Mbi këto derrasa të kalbura, prej vitesh kalojne çdo ditë dhjetëra banorë të lagjes "Gurra", mes tyre edhe të moshuar e femijë.Ata kërkojnë një zgjidhje të shpejtë sa kohë që nuk ka të tjerë të lënduar, ose t'u lejohet të nderhyjnë vetë për riparimin e saj.Banorja: Ja bie poshtë, sikur ra ajo vajza tjetër. Situata më serioze se kaq nuk ka ku shkon. Ndoshta për mua nuk është shumë problem se kaloj dhe andej, por mami dhe babi im nuk munden.Banori: Ka shumë kohë që e kemi bërë lajmërim te kryetari i Bashkisë së parë që të na e bëjë me hekur, beton, nuk do investim të madh kjo. Por se ka vra kush 50 vjet, këtu kalojnë kalamaj, gra, burra, pleq. Kalojnë dhe nuk dinë gjë që dërrasa është e kalbur.Ura të tilla gjen disa në lagjen "Gurra", të ndërtuara për shkak se katet e para janë të bllokuara nga familjaret.