Arrestohet kamionisti italian me 27 emigrantë klandestinë në mjetin e tij
Policia britanike ka arrestuar në kontenë e Surrey, në pjesën jugore të vendit, një kamionist italian 50 vjeçar, i cili trasportonte ne mjetin e tij të tipit kamion-frigorifer, 27 emigrantë klandestinë.Akuza ndaj tij është favorizim ndaj emigracionit klandestin. Sipas “Home Office”, grupi i emigrantëve përbëhej nga meshkuj të kombësive të ndryshme; 14 nënshtetas irakenë, 9 iranianë, 2 vietnamez 16 e 26 vjeç, një nënshtetas minoren turk 15 vjeç, e një sirian 42 vjeç.Kamioni me 27 emigrantët e mbyllur në të, kishte ndaluar në autogrillin e stacionit Cobhma dhe zhurmat që vinin brenda tij kishin shkaktuar dyshimet e disa persona që lajmëruan menjëherë policinë lokale.Dëshmitarët tregojnë për “Sky News” se emigrantët ishin të sfilitur aq sa sapo iu hap dera e kamionit u shtrinë përdhe në kërkim të një pike ujë.South East Coast Ambulance Service ka deklaruar se përveç mungesës së hidratimit për momentin emigrantët nuk paraqesin problematika të veçanta në gjëndjen e tyre shëndetësore.
