OKB e UNHCR: 300 mijë emigrantë kanë hyrë në Mesdhe për të shkuar në vendet e BE

Numri i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë përshkruar Mesdheun për të arritur vendet e Bashkimit Europian deri më tani i kaluar 300 mijë, në rritje nga 219 mijë gjithsej për 2014-ën. Këto statistika janë publikuar nga Agjencia e refugjatëve pranë Kombeve të Bashkuara, UNHCR. Më shumë se 2500 persona kanë mbetur të vdekur teksa tentonin të kalonin ujrat e Mesdheut, nga 3500 gjithsej në 2014-ën.Melissa Fleming, zëdhënëse e UNHCR: "Këto shifra tregojnë qartë se përpjekjet për të kaluar në Europë do të vijojnë, kryesisht me varka krejt të pasigurta. Rrugëtimi nga vendet në konflikt drejt Europës ende nuk është aktiv".Fleming ka një thirrje për mijëra refugjatë që duan të kalojnë në Europë, përmes rrugëve ligjore siç janë vizat apo bashkimet familjare."I bëjmë thirrje vendeve të Europës të afrojnë emigrantët në shenjë solidariteti dhe bashkëpunimi që të kemi një Europë më të sigurtë por nga ana tjetër emigrantët duhet të kalojnë përmes rrugëve ligjore".Por përpos propozimeve të UHNCR, në tjetër propozim ka ardhur nga ministri i brendshëm gjerman, vendi i të cilit është më i prekuri nga kriza e azil-kërkuesve.Sipas ministrit Thomas de Maizière, Bashkimi Europian duhet të ndërtojë një kamp të madh për refugjatët në Turqi, prej nga ku më pas zyrtarët europianë do të mund të procedojnë të gjitha kërkesat për azil, pa shkaktuar panic në cdo shtet.Për De maiziere, ky propozim do të ishte rruga më e mirë dhe më e lehtë për të gjithë emigrantët, që nuk do të duhet më pas të kalojnë peripeci në udhëtimin drejt vendeve të BE-së."Ndoshta do të na duhet të përdorim fondet e Europës për të ndërtuar një kamp të madh për refugjatët në Turqi" tha ministri teksa shpreson në mbështetje për këtë plan.