Basha: INSTAT pranoi krizën Rama, konfirmoi uljen e pagave dhe pensioneve

Pas shifrave të publikuara nga INSTAT në lidhje me thellimin e defiçitit tregtar ka reaguar edhe Kreu i PD, Lulzim Basha. Sipas kryedemokratit, INSTAT për herë të parë konfirmoi uljen e pagave dhe pensioneve.Nëpërmjet një postimi në rrjetin social FB, Basha tha se INSTAT pranoi krizën Rama."INSTAT-i qeveritar pranoi sot zyrtarisht Krizen Rama. Deficiti tregtar u rrit me 23% krahasuar me korrik 2014. Renia e eksporteve e konfirmuar sot, vjen pas renies se investimeve, kreditimit dhe konsumit. Po sot, INSTAT konfirmoi uljen per here te pare ne 25 vite te pagave dhe pensioneve. Taksat e larta, korrupsioni dhe bashkeqeverisja me kriminelet jane shkaqet e krizes Rama qe ka vene perfund ekonomine. Vetem Plani yne i Shpetimit e nxjerr vendin nga kjo krize."basha ne fb