Uashingtoni përballje të rrezikshme me zjarret, 13 viktima e mijëra ha tokë të djegur

Uashingtoni po përballet prej disa ditësh me valën më të egër të zjarreve, me temperature që vijojnë gjithnjë e më shumë në rritje ndërsa erërat e forta e kanë bërë edhe më të lehtë përhapjen e zjarreve.Në Kontenë Stevens, zjarri ka shkrumbuar më shumë se 46 mijë hektarë tokë ndërsa deri më tani, pavarësisht përpjkejeve të qindra zjarrëfiksëve për të shuar flakët, ndërsa 13 prej tyre kanë humbur jetën, mbi 1.7 milionë hektar tokë bujqësore, është shkrmbuar nga zjarri në perëndim të SHBA-ve.Flakët e zjarrit, ndihmuar nga kushtet atmosferike, përfshinë edhe kompleksin Okanogan, një nga më të mëdha në Uashington. Kompleksi u dogj në 116 mijë hektarë të tij.Dhjetëra forca zjarrëfikëse nga Australia dhe Zelanda e Re janë tashmë në gadishmëri për të ndihmuar kolegët amerikanë, për të shuar zjarrin nga toka dhe ajri.Ekipet nga Kanadaja kanë mbërritur dhe po japin ndihmën e tyre në terren ndërsa me ta të premten janë bashkuar edhe 200 ushtarë amerikanë.