Bllokohen 3 subjekte tregtare, s'plotësonin standardet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2015, 14:14
Tre subjekte tregtare janë mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në Gjirokastër pasi nuk plotësonin standardet e kërkuara.Gjatë 350 inspektimeve, AKU ka vendosur 12 gjoba dhe ka bërë 38 paralajmërime për përmirësim të kushteve, ndërkohë që specialistët kërkuan dhe etiketim të produkteve në gjuhën shqipe.Vasil Qurku Përgjegjës i Sigurisë Ushqimore AKU Gjirokastër thotë: "Ka ardhur koha kur konsumatori të drejtohet tek subjektet që janë të kontrolluara"Pjesë e inpektimeve të AKU kanë qënë edhe marketet ku është monitoruar cilësia, dhe kushtet frigoriferike të ruajtjes së ushqimeve./Oranews.tv/