Menaxhimi i kufijve dhe azilkërkuesit, Shqipëria fondin më të vogël nga BE, 4.5 mln €
Shqipëria është vendi me mbështetjen më të vogël financiare nga Bashkimi Europian përsa i përket emigracionit dhe menaxhimit të kufinjve. Komisioni Europian ka publikuar një ditë më parë (27 gusht) një dokument në lidhje me përfitimin e fondve për menaxhimin e emigrantëve dhe azilkërkuesit në Ballkan.4.5 milionë euro është fondi për Shqipërinë, duke u radhitur në vendin e fundit të përfituesve të fondit, madje edhe Kosova ka përfituar më shumë se vendi ynë.SERBIASipas dokumentit Serbia ka përfituar 54 milionë euro në tërësi për çështjet e migrimit. 45 milionëve, që prej vitit 2007, i janë shtuar edhe 8, 2 milionë të tjera, që do të përdoren vitin e ardhshëm për aftësitë pritëse për emigrantët, për zbatimin e reformës së azilit dhe sistemin e mbikëqyrjes së kufijve, infrastrukture etj.MAQEDONIAMaqedonia ka përfituar në tërësi 24 milionë euro, prej të cilave 12 milionë euro nga IPA II janë parashikuar të jepen për vitin e ardhshëm për rinovimin e postave kufitare të policisë, menaxhimin e trafikut të qënieve njerëzore dhe në forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e kufijnve.MALI I ZIMali i Zi ka përfituar 22, 6 milionë euro nga IPA II, prej të cilave 2, 63 milionë të parashikuara për periudhën 2018 – 2020.BOSNJE HERCEGOVINABosnja ka përfituar 10,5 milionë euro, prej të cilave 2 milionë euro për 2015, për ndërtimin e një objekti pritës për emigrantët dhe mbështetje për policinë kufitare.KOSOVAKosova përfiton 7,1 milionë euro, prej të cilave 2, 5 milionë parashikohen për vitin e ardhshëm.SHQIPËRIAShqipëria ppërfiton 4, 5 milionë euro. Në dokumentin e KE cilësohet thjesht se buxheti indikativ për menaxhimin e kufinjve për vitin 2015 ështê 1, 5 milionë euro.TURQIAMbështetje financiare ka marrë edhe Turqia, me një fond pre 469 milionë euro. Pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për menaxhimin e integruar të kufirit me një fokus në kufijtë tokësore dhe kufijtë detarë, ndërtimin e qendrave të pritjes së azilkërkuesve, mbështetje për anti-trafikun e qënieve njerëzore etj.