Greqia në zgjedhje më 20 shtator, Syriza kryeson sondazhet por pëson rënie
Më 20 shtator do të mbahen zgjedhjet e parakoshme në Greqi bën të ditur agjencia e lajmeve Ana-Mpa.Presidenti i Republikës Prokopis Paulopoulos firmosi dekretin për shpërbërjen e parlamentit duke caktuar datën se kur do të mbahen zgjedhjet.Ndërkohë parlamenti i ri do të mblidhet në fillim të tetorit.E majta radikale greke Syriza, e drejtuar nga Aleksis Cipras është në krye të sondazheve me 23 për qind, por megjithatë ka një rënie në krahasim me një sondazh në janar kur ishte 36%Syriza, e përballur me një përçarje të brendshme, kalon me vetëm 3,5 pikë partinë e djathtë Demokracia e Re, që arriti 19,5 për qind sipas këtij studimi të institutit ProRata për të përditshmen e majtë "Efimerida ton Syntakton".Neonazistët e Agimit të Artë, ku krerët ndodhen para drejtësisë, arrin në vend të tretë me 6,5 për qind.Formacioni i ri Uniteti Popullor i euroskeptikut, Panagiotis Lafazanis, që u shkëput nga Syriza me 24 deputetë të tjerë, do të arrijë të hyjë në parlament duke kaluar nivelin e nevojshëm të tre për qind (sipas sondazhit arrijnë në 3,5 për qind).Partia e qendrës To Potami e ish-gazetarit Stavros Theodorakis arrin në katër për qind.Socialistët e Pasok, që kanë dominuar jetën politike greke prej shumë vitesh arrijnë vetëm në 4,5 për qind.Qeveria teknike- Sot u mësua dhe përbërja e qeverisë teknike e cila do ta drejtojë vendin deri më 20 shtator dhe që drejtohet nga kryetarja e Gjykatës së Lartë, Vasiliki Thanou.Ministër i Jashtëm është emëruar Petros Moliviatis ndërsa ministri i ri i financave është Jorgos Houliarakis, kreu i grupit negociator të Greqise me kreditorët./Oranews.tv/