"Bankers" drejt përfundimit të rehabilitimit të Marinzës

Kompania kanadeze Bankers petrolium deklaron se ka shkuar drejt fundit procesi i pastrimit dhe rehabilimit të zonës naftënxjerrëse të Marinzës. Sipas kompanisë, 8 000 m2 tokë bujqësore, të gjitha rrugët publike dhe mbi 2 mijë kanale kullimi janë rikonstruktuar dhe pastruar.Fier- Bankers Petrolium po çon drejt fundit procesin e rehabilitimit të zonës së Marinzës, të prekur nga çlirimi i gazit në 1 Prill 2015.Sipas saj, janë përmbushur pritshmëritë në përputhje me vendimet e Komisionit të ish komunës.Kompania kanadeze shpjegoi se të gjitha rrugët publike dhe mbi 2 mijë kanale kullimi janë rikonstruktuar dhe pastruar, përfshi edhe rreth 8 000 m2 tokë bujqësore.Adriatik Golemi (Zëdhënësi për mediat): ”Kompania ka pastruar pjesën më të madhe të pronave private. Bankers do të vijojë të jetë prezent, duke përfunduar çdo punë rehabilituese dhe duke monitoruar me kujdes zonën.Në 21 Maj, 2015 kompania publikoi rezultatet e një vlerësimi mjedisor i cili konfirmoi se ajri, toka dhe uji përreth Marinzës nuk ishin prekur nga çlirimi i gazit. E gjithë toka private e ndikuar nga ky incident është marrë me qera për 2 vjet.Bankers Petrolium thotë se progresi u bë i mundur falë bashkëpunimit me pushtetin lokal dhe dialogut konstruktiv me komunitetin e prekur.Si pjesë e vijueshmërisë së procesit të kompensimit dhe angazhimit në zonën e Marinzës, kompania do të vazhdojë të furnizojë me ujë zonat e prekura deri në 31 Dhjetor 2015 dhe me ujë të pijshëm deri në 20 Shtator 2015./Oranews.tv /