Çfarë ka ndodhur në Vjenë që nuk ka ndodhur në Berlin?
Ka një vërshim opinionesh pas Takimit të Vjenës sidomos nga kritikët e Edi Ramës, sa të krijohet ideja që ata vërtet paskan besuar që Edi Rama është lider i Ballkanit dhe i dashuri personal i Angela Merkel. Njësoj si tek ajo pyetja idjote me siguri e porositur e Tv Klanit, kur Merkel ishte në Tiranë dhe tani ka nisur një fushatë 24 orëshe, ku arrihen dy përfundime kryesore. E para që Edi Rama nuk është lider më i madh i Ballkanit (më i gjati po), dhe e dyta që Merkeli nuk është e dashura e Ramës.Ky mastrubim kolektiv kryesisht opozitar, nuk kuptohet ngase është shkaktuar, ashtu si ende nuk kuptohet pse ata kanë pas vërtet fiksimin që Edi Rama duhet të ishte patjetër lider i Ballkanit.Më i qarti që i jep një farë shpjegimi është Sali Berisha, i cili në narcizmin e vet gati psikopatik, që vendos veten në qendër të botës, ose maksimumi pas Gjermanisë, e ka pas zakon që sa herë dilte jashtë Shqipërisë dhe kapte ndonjë foto koridoreve, i quante takimet historike.Ajo që ka ndodhur në Vjenë, është thjeshtë vazhdim i një Samiti në Berlin, , ku Edi Rama ishte një nga pes liderët e Ballkanit dhe Merkeli organizatorja e këtij Samiti të nisur në Berlin. Ka ndodhur po atë gjëra që kanë ndodhur në Takimin e parë, përvecse janë thelluar projektet e nisura.Qysh në fillim u fol për autostradën Nish Prishtinë dhe këtë rradhë u hodh një hap më tej. Qysh në Samitin e parë është folur për autostradën e Dubrovnikut përgjatë koridorit Adriatikut deri në Shqipëri dhe përsëri u fol në mënyrë më konkrete. Qysh në Samitin e parë u për nevojën e luftës kundër korrupsionit dhe si do përballohet beteja me azilantët dhe tani u fol më konkretisht. Vendet e tjera morën dhe disa pare xhepi për azilantët e Sirisë, që po u shqyejnë kufjtë, ndërsa Shqipëria fare pak, pasi e vërteta është se nuk jemi korridor për refugjatët.Në takimin e parë Merkeli doli foto në krah të Ramës dhe tani e bëri prap. Herën e para e mbante kokën para tani anash nga Rama. (Në fakt këto janë broçkulla, pasi Rama rri në krah të saj në cdo takim për shkak të Alfabetit të Shqipërisë që nis me A.)A ka dikush informacion special se cfarë ka ndodhur në Vjenë, që nuk ka ndodhur në Berlin? Merkel ka qenë njësoj e ashpër në të dy takimet, njësoj u ka folur s si duhet të bëjnë reforma, njësoj i ka deinkurajuar që mos ta kenë mendjen vetëm tek lekët, njësoj Rama ka bërë gallatë, njësoj Vucic, është skuqur gjithnjë e më pak deri tek veshët, kur ka takuar Mustrafën, njësoj Komisoneri Hann është përleshur me ballkanasit për zgjerimin. Ah po , këtë herë ka pas shtesë një ndeshje futbolli, ku Rama nuk ka marr pjesë se është basketbollist dhe Ben Ahmetaj që është futbollist karriere, s’ka pranuar të luaj në një ekip kundër BE, se ja marrin për ters.Nuk di të ketë ndodhur ndonjë gjë tjetër në Vjenë, përvecse jemi para një zhvillimi tepër poziiv, sa i pëkret raporteve mes liderve të Ballkanit me njëri tjetrin, ku Vucici mund të bëj muhabet dhe për sportin me Ramën, Gjukanovic mund të tregoj anektoda, dhe Gruevski mund të qesh ndonjë herë. Biles dhe Isa duket më trim kur kthehet nga Vjena dhe i shan nga nëna ata në Kosovë. Dhe kjo ëhstë një nga qëllimet e nismës Merkel, krijimi i një klime besimi mes liderve të Ballkanit, ndaj njëri tjetrit, gjë që ka avancuar ndjeshëm nga një vit më parë, kur vajtja e Ramës në Beograd përjetohej si betejë dhe ndeshja e futbollit si beteja e Fushë Kosovës.Një vit pas Nismës së Merkelit, gjërat po shkojnë sic i ka projektuar ajo dhe jo sic i projektojnë narcistë të Tiranës apo Beogradit, që mendonë se janë qendra e botës. Biles aq të bindur janë disa opozitarë tanë për këtë cështje, sa Kac Islami kërkon të përkthehen disa video të Edi Ramës ku ai është në momentet e tij natyrale të shpërthimeve në tavolinë, me shpresë se Merkeli do trembet në takimin e tret e nuk do ti afrohet. Pastaj kemi dhe sulmin e Saliut që pretendon se ai është i pari që ka zbuluar, se Shqipëria është e dyta pas Norvegjisë për burime ujore dhe se Rama ja ka vjedh këtë. Harron që ky është një debat gjeologjik dhe jo politik.Debat politik është renditja e dytë e Shqipërisë pas Gjermanisë. Atë rekord nuk ja ka marr njeri dhe s’ka për t’ia marrë.Por të paktën të qetësohet se në Vjenë nuk ka ndodhur asgjë që nuk pritej nga ata që ishin në takim. Kjo që Merkeli të ishte e dashura e Ramës dhe që Rama të shpallej lider i Ballkanit nuk pritej nga askush. Përvec ndonjë të sëmuri që e ka ëndërruar për vete dhe ka prit gjithë ankth mos i ndodhte armikut. / Marre nga Tema