Më jep 500 euro ose publikoj videon nudo, kërcënimi për 48 vjeçaren
E kanos se do t'i publikonte video nudo duke i kërkuar 500 euro. Marjon Bici 22 vjeç banues në Elbasan është arrestuar pasi akuzohet për kanosjen ndaj një 48 vjeçare."Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi ka kanosur shtetasen M.B vjeçe 48, banuese në Elbasan, duke i kërkuar 500 euro për të mos publikuar vidion intime " thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit të 27 gushtit 2015.Nga veprimet e para hetimore, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan:" Pamjet filmike të bëra ndaj shtetases M.B" Një aparat celular tip Nokia E.51" 500 euro.Dosja do të hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës shkallës së parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal./Oranews.tv/