Asgjësohen 7500 rrënjë kanabis në Shkodër

Afrimi i stinës së korrjes ka shtuar kontrollet e policisë në zonat e dyshuara si pika të nxehta për kultivimin e kanabisit. Harta e policisë e shtrirë nga veriu në jug, ka sjellë asgjësimin e mijëra rrënjëve të bimës narkotike në Shkodër, Vlorë dhe Korçë.Afrimi i periudhës së korrjes së kanabis sativa ka intensifikuar kontrollet e policisë në të gjithë territorin e vendit. Lartësia e bimës narkotike u ka dhënë dorë bluve, për evidentimin lehtësisht të saj.Vetëm në qarkun e Shkodrës në 24 orët e fundit janë asgjësuar 7445 rrënjë kanabis. 4302 bimë narkotike u gjetën gjatë kontrollit të bluve në Palaj, zona e shoshit, i mbjellë në 13 parcela.Në Pepsumaj u asgjësuan me djegie 1370 rrënjë në 4 parcela. Kontrolli u shtri dhe në Pult, ku në fshatin Kasnec u gjetën dhe asgjësuan rreth 1 mijë bimë narkotike. E njëjta situatë ishte edhe në Pjollaj, ku në 4 parcela u asgjësuan 503 rrënjë kanabis sativa. Vlen të theksohet se në të gjitha rastet, bima ishte e kultivuar në parcela të hapura posaçërisht dhe pranë zonave me pyje për të shmangur vëmendjen.Në qarkun e Korçës janë arrestuar 3 persona për kultivimin e kanabisit në fshatin Bickë të Devollit. Petrit Diçe, Marjus Lepi, Altim Lame, u ndaluan pasi rezultuan pronarë të parcelave ku një ditë më parë u gjetën dhjetëra rrënjë kanabis.Në qarkun e Vlorës u asgjësuan me djegie rreth 800 bimë narkotike me lartësi nga 30-100 cm. Bima narkotike ishte e mbjellë në Ninat të Sarandës në një zonë të largët. Ndërkohë në Qafë-Gjashtë u arrestua një 53-vjeçar pasi kanabisin e kultivonte në pronën e vet. [caption id="attachment_569003" align="alignnone" width="720"]kanabis 1 Ne foto : Parcelat me kanabis te mbjellura ne fshatrat e Shkodres[/caption][caption id="attachment_569004" align="alignnone" width="720"]kanabis ne shkoder Ne foto : Parcelat me kanabis te mbjellura ne fshatrat e Shkodres[/caption][caption id="attachment_569005" align="alignnone" width="720"]kanabis shkoder Ne foto : Parcelat me kanabis te mbjellura ne fshatrat e Shkodres[/caption]/Oranews.tv/