Pas vrasjes së dy gazetarëve, Shtëpia e Bardhë kërkon reformimin e ligjit për armë

Shtëpia e Bardhë ka thënë se vrasja e dy gazetarëve televizivë në Virxhinia tregon se dhuna me armë është bërë shumë e zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe se duhet të ndërmerren hapa për të shtrënguar ligjin për armët, shkruan CNN.“Ky është një tjetër shembull i dhunës me armë që po bëhet shumë e zakonshme”, ka thënë zëdhënësi Josh Earnest.Ai i ka bërë thirrje Kongresit që t'i ndërmarrë masat për kontrollin e armëve, të cilat janë mbrojtur nga presidenti Barak Obama, pas masakrës në shkollën Sandy Hook, më 2012.Një gazetare dhe një kameraman janë qëlluar për vdekje të mërkurën në Virxhinia të SHBA-së.Alison Parker dhe Adam Ward nga kanali WDBJ janë vrarë derisa kanë qenë në transmetim të drejtpërdrejtë.