Aksioni i qeverisë, fluks kërkesash për blerje kasash
Të trembur nga parlajmërimet e qeverisë për aksionin e 1 shtatorit, shumë biznese kanë rendur pranë kompanive të kasave fiskale për të blerë këto pajisje dhe për të kërkuar asistencë për vënien në punë të tyre. Drejtuesit e kompanive të kasave shpjegojnë se mopspërdorimi I pajisjeve fiskale nga shumë biznese është për shkak të mungesës së kulturës, por edhe informimit mbi avantazhet që ka një subjekt nga matja e saktë e xhirosAksioni i qeverisë kundër informalitetit, i paralajmëruar të nisë më 1 shtator ka trembur bizneset që nuk kanë kasa fiskale ose që i kanë blerë por nuk i përdorin. Ditët e fundit pranë kompanive që ofrojnë këtë shërbim ka pasur një rritje të ndjeshme të kërkesave për blerje të këtyre pajisjeve fiskale, por edhe për asistencë për vënien në funksionim të tyre.Bledar Balla: Pas paralajmërimeve të vazhdueshme që ka bërë qeveria për këtë aksionë shtë rritur numri i kërkesave. Ne kemi marrë masa që të jemi në pararojë, jo vetëm kërkesave për pajisje me kasë por edhe me asitencë teknike.Sipas Ballës, mungesa e kulturës ëhstë arsyeja kryesore pse shumë biznese në shqipëri nuk përdorin kasën fiskale. Ndërkohë që shumë të tjerë nuk janë plotësisht të informuar mbi avantazhet që kanë nga përdorimi I kasës fiskale dhe matja e saktë e xhiros që bëjnë.Bledar Balla: Bizneset nuk janë shumë të qarta se cfarë bën pajisja fiskale. E shohin atë sikur do ti krijojë probleme, në të vërtetë ajo do ti krijojë lehtësira sepse deklarimi i qartë i xhiros do të thotë edhe pagesë të taksave reale të cilat ai i ka kryer.Ndërakq pjesë e këtij cikli është edhe konsumatori, i cili gjithashtu nuk ka kulturën të kërkojë kuponin tatimor në cdo blerje që bën./Oranews.tv/