Dështon miratimi i buxhetit të bashkisë, Kapri akuzon këshilltarët PS
Dështon miratimi i buxhetit të bashkisë së Pogradecit në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak. Me shumicë votash këshilltarët e majtë hoqën nga rendi i ditës miratimin e buxhetit, me argumentin se janë bërë disa ndërhyrje joligjore.Pas debateve në sallë këshilltarët e djathtë braktisën mbledhjen.Sipas kryetares së keshillit të bashkisë Natalja Velo, materialet e paraqitura bien në kundërshtim me zbatimin e reformës territoriale.Për këshilltarët e djathtë bllokimi i buxhetit pengon në zhvillimin normal të punës dhe penalizon banorët në marrjen e shërbimeve.Ndërsa kreu i bashkisë Eduart Kapri e cilëson të qëllimtë pengimin e punës nga këshilltarët e majtë.“Bashkia e Pogradecit pas kaq viteve është fituar nga një forcë e djathtë politike. Besoj që akoma këto përfaqësues të majtë nuk po mësohen me idenë që kjo bashki mund të udhëhiqet dhe nga një forcë e ndryshme nga e tyreja.”/oranews.tv/