Bushati: Çështjet bilaterale në të shkuarën ngadalësuan anëtarësimin
Në ditën e parë të Samitit të Vjenës, kushtuar rolit të shoqërisë civile, Ministri Bushati mori pjesë në punimet e sesionit të parë ku u diskutua mbi temën "Roli i BE-së në zgjidhjen e problematikave dypalëshe në Ballkanin Perëndimor që prekin të ardhmen e proceseve integruese".Në fjalën e tij, Ministri Bushati evidentoi se: "Çështjet bilaterale në të shkuarën kanë ngadalësuar ose kanë penguar procesin e anëtarësimit duke vënë në dyshim besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e këtij procesi. Për të shmangur të gjitha paqartësitë është e domosdoshme që trajtimi i çështjeve bilaterale të bëhet në fazë të hershme, duke kombinuar mekanizmat e zgjidhjes me instrumente nxitës, duke përfshirë instrumente mbështetës për zhvillimin ekonomik.".Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin e Shoqërisë civile ku do të diskutohet mbi bashkëpunimin rajonal dhe rolin e shoqërisë civile. Gjate takimit, do të promovohet, gjithashtu, marrëveshja për hapjen e zyrës së bashkëpunimit rinor rajonal, iniciative kjo, e ndërmarrë nga Kryeministrat Rama dhe Vucic.