Liderët e Ballkanit fitojnë 4-2 ndaj BE-së, Rama s'luan futboll

Ndeshja e Futbollit mes BE dhe "BE e ardhme" ka përfunduar me fitoren e ekipit të Ballkanit. Me diplomaci ministri i i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi e sheh rezultatin si nevojë të BE për energji të re.Pavarësisht se si shkojnë bisedimet diplomatike në fushën e blertë kanë treguar epërsi përfaqësuesit e Ballkanit.Ekipi "BE e ardhme" e ka fituar ndeshjen përballë Bashkimit Europian dhe këtë fakt ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar me fjalët "BE i duhet Ballkani dhe energjia e tij"Përmes një postimi në FB Thaçi shkruan: "Kosova në sport, sikurse në politikë dha një kontribut thelbësor për progresin dhe fitorën e Ballkanit. Europës i nevojitet energji e re"Agjensia Reuters thekson "Edhe pse ekipi i BE dukej në formë të mirë u shpërbë shpejt falë lojës së mirë kundërshtarit, ku bënin pjesë kryeministra e përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit që në vitin 1990 bënë një luftë të ashpër ndaj njëri-tjetrit."Kësaj here politikanët e Ballkanit i kanë harruar bisedimet e negociatat e gjata për mosmarrëveshjet që kanë për kufijtë apo cështje të tjera dhe kanë dalë fitues përballë Bashkimit Europian.Ministri i jashtëm i Austrisë Sebastian Kruz i pyetur nëse duhet të zhvillohej kjo ndeshje kur në kufijtë e Ballkanit dhe Europës po dynden mijëra emigrantë, u shpreh se "Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi ëhstë intresant fakti që përfaqësues të shteteve që kanë patur shpesh konflikte të jenë pjesë e një ekipi"Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ministri Kosovar per Integrime Bekim Çollaku i dhanë fitoren Ballkanit, duke mundur 4 me 2 Bashkimin Europian, një ndeshje që u gjykua nga komisioneri Johanes Hahn dhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç.Rama mungoi në ndeshje. Gjatë debatit në samit Rama deklaroi se s'do luante.11920423-10153599145166670-1064111170-n 11937975-10153599158086670-110708370-n 1