Ndërhyrjet në Pezë, Veliaj: Gjithçka gati për festat e nëntorit
Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë ndërhyrjesh në zonën e Pezës. Rikonstruksionit do të nënshtrohen varrezat e Dëshmorëve, lapidari dhe shtëpia muze. Duke prezantuar këto investime, kryetari i bashkisë Edrjon Veliaj tha se festa e Pezës nga ky vit e në vijim do të zgjasë 3 ditë dhe do të shërbejë për promovimin e agroturzimit.Varrezat e Dëshmorëve në Pezën Hisorike do të riparohen nga bashkia e Tiranës. Paralelisht me to, do të ndërhyhet në rikonstruksion të lapidarit dhë në shtëpinë muze. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj premton gjithashtu se festa e Pezës do të shërbejë si një mundësi promovimi të burimeve turistike. Erion Veliaj: Peza është e rëndësishme sepse është një ikonë historike, është gjithashtu edhe një potencial ekonomik dhe bujqësor për Tiranën e madhe. Më 4 shtator Peza të jetë model për cështjen e pastrimit. Dua ta përdorim aksionin e pastrimit edhe për festën e Pezës.Kryebashkiaku Veliaj tha se u ka kërkuar ndërmarrjeve të bashkisë dhe administratorit që të ndjekin punimet për riparimin e varrezave dhe objekteve të tjera muze, në mënyrë që Peza të jetë gati për të pritur edhe festat e nëntorit.