Shërbimi ndaj qytetarëve, BB: Larg standarteve, i pranishëm korrupsioni

Banka Botërore akordon nje fond per Shqiperine 32 milionë euro me qëllim përmirësimin e sherbimeve ndaj qytetareve. Ky insitucion ngre shqetësim të thellë për mungesën e standarteve në ofrimin e këtyre shërbimeve.Sipas konstatimit të një prej institucioneve më të mëdha financiare në botë më shumë se një milion qytetarë përballen me një strukturë shtetërore shërbimi jo shumë efikase dhe të fragmentuar gjatë marrjes së shërbimeve, ku korrupsioni dhe pabarazia janë të pranishme.Ndërkohë që Banka Botërorer deklaron se perceptimi i korrupsionit në ofrimin e shërbimeve mbetet i lartë. Analiza Sistematike e Bankës Botërore për vendin gjatë 2015 identifikoi ofrimin e shërbimeve publike si pengesë për një rritje të qëndrueshme dhe të drejtë. Duke marrë shkas nga kjo gjendeje Bordi i Drejtorëve Ekzekutive të Grupit të Bankës Botërore miratoi  financimin prej 32 milionë dollarësh amerikanë për "Projektin e ofrimit të shërbimeve me në qendër qytetarin".Ky projekt synon që të ulë kohën që duhet për të marrë lejen e qarkullimit apo librezën e shëndetit, si ate që duhet për të aplikuar për marrjen e pensionit përmes ofrimit të shërbimeve online dhe dixhitalizimit. Përmes aktiviteteve specifike, projekti do të bëjë të mundur që personat e varfër dhe vulnerabël të kenë një akses të përmirësuar në shërbimet administrative.Shqipëria ka përfituar në total 87 projekte me një vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh amerikanë  që prej nisjes së bashkëpunimit me Bankën Botëroren vitet 90.