Ja si u shemb natën Kisha e Shen Thanasit në Dhërmi
Ka qënë ora e 4 e mëngjesit kur fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mrojtjes së Territorit kanë ndërhyrë duke shembur shtesën e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.Në video tregohen pamjet kur fadromat kanë ndërhyrë.Ndërhyrja u krye në atë orë për të shmangur përplasjet me banorët, që prej disa ditësh kanë penguar ndërhyrjen e Inspektoriatit.Besimtarët u mblodhën në mëngjes dhe vendosën në rrënoja, Ikona fetare. Mes grumbujve të inerteve ishte dhe një parullë që lexonte "stop terrorit ateist".Pranë kishës në Dhërmi mbërritën edhe deputetë të PD, Arben Ristani dhe Aldo Bumci, të cilët takuan përfaqësues të Kishës dhe besimtarë.Godina e kishës së Shën Thanasit ishte ndërtuar nga vet banorët e zonës në vitin 1992.[caption id="attachment_568557" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shembja e kishes naten dhe kisha e shembur diten[/caption]/oranews.tv/