Vdesin 50 emigrantë, u bllokuan në pjesën e poshtme të anijes (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2015, 16:57
Një tjetër dramë emigracioni ka ndodhur sot në brigjet e Libisë. 50 emigrantë kanë vdekur të mbyllur me dry në pjesën e poshtme të një anije me në bord 437 klandestinë.Operacioni i shpëtimit u krye nga anija suedeze Poseidon, ekuipazhi i së cilës mundi të verifikoj 50 viktimat.Ndërkohë gjatë ditës së sotme rreth 10 sinjale alarmi shpëtimi kanë mbërritur në qëndrën operative të Rojes bregdetare italaine e deri më tani 5 pre tyre janë realizuar me sukses.Po gjatë paradites së sotme ka mbërrittur në portin e Katanias anija kroate "Andrija Mohorovicic" me në bord 218 klandestië e me një emigrant të vdekur me origjinë sudaneze për shkaqe natyrore./oranews.tv/