Ja avioni i ngarkuar me drogë dhe arrestimi i Vilson Lamajt

Mediat në Itali kanë publikuar foto të momentit të arrestimit të pilotit të avionit që trafikonte drogë nga Shqipëria.Fotot tregojnë momentin e prangosjes së pilotit të avionit Vilson Lamaj, si dhe të sekuestrimit të drogës së gjetur në avion.Në foto duken canta e qese të mëdha me pakot e marijuanës që ishte ngarkuar në Sevaster të Vlorës sipas të dhënave të policisë së dy vendeve që çuan në arrestimin e 14 personave në kuadër të operacionit "Fluturimi i lirë"Avioni u ndalua mbrëmjen e 25 gushtit 2015 në Brindizi.vilson lamajdroga nga avioni4 droga nga avioni3 droga nga avioniPër policinë italiane së cilës i referohet media italiane Vilson Lamaj, piloti i avionit me të cilën u bë transportimi i 120 kg marijuanë në Brindizi është dhe kreu i organizatës kriminale.“Ai vendoste lidhjet mes trafikantëve italianë e kultivuesit shqiptarë të marijuanës, gjithashtu realizonte dhe blerjet e farave të lëndëve narkotike nga Itali drejt Shqipërisë” shkruajnë mediat italianeFamiljet Lamaj e Ahmetaj drejtonin trafikun – Falë gjurmëve të tij Policia italiane e qytetit të Ricciones në muajin prill mundi të zbuloj organizatën kriminale në trafikun e lëndëve narkotike e drejtuar nga dy familje shqiptare; Lamaj e Ahmetaj të përfshirë në trafik kokaine dhe marijuanë.Sipas hetimeve italiane Familja Lamaj kishte në dispozicin avionin e vogël, prodhim ukrainas, Model “Aeropakt A22S” me të cilën u bë transportimi nga Shqipëria e sasisë prej 120-140 kg marijuane.Lamaj do mbillnin parcela me kanabis dhe ne Rumani –Lamaj janë pronarë të parcelave të kultivuara me hashash dhe po planifikonin të bënin të njëjtën gjë të njëjtën gjë për në Rumani.Ata kanë një sipërfaqe toke në komunën e Veruchio në Rimini ku kanë kultivuar dhe aty bimë narkotike.Lexo me shume Organizata do mbillte kanabis dhe në Rumani/  VideoAvioni me marijuanë nga Vlora në BrindiziVendi nga ku u nis avioni me droge Ja te arrestuarit e operacionit "Fluturimi i lireNeko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç– Artjon Lamaj, 29 vjeç– Kleo Lamaj, 30 vjeç– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç– Virjon Imeraj, 32 vjeçsi edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit./Oranews.tv/