Selami: Basha disa gjëra duhet t'i korrigjojë, kritikat për t'u përmirësuar

Deputeti i Partisë Demokratike Eduart Selami, sygjeron që opozita ti nënshtrohet një analize të thellë për humjen e zgjedhjeve vendore, duke arsyetuar se kjo i sherben kryetarit Lulzim Basha, të  korrigjohet.  Në një intervistë për Zërin e Amërikës, Zoti Selami  e sheh kete menyre si rrugen me te sigurt qe e con PD  drejt fitores se zgjedhjeve parlamentare  të 2017-së.Eduard Selami: Ka gjera që Basha duhet ti korrigjojë, në bazë të këtyre dy humbjeve ne do të fillojmë analizën, por mundësia që ne të dalim fitimtarë në zgjedhjet e ardhshme është aty. Kjo do të jetë jo vetëm në të mirë të kryetarit Basha, por në të mirë të PD dhe në të mirë të gjithë shqiptarëve.Deputeti demokrat Edurat Selami, i sygjeroi Kryetarit Luzlim Basha,  të jetë i vëmendshëm ndaj kritikave ne radhet e kampit opozitar duuke argumentuar se ato e shendoshin partine.Eduard Selami: Ne kemi diferencën e mendimeve. Ne kemi mendime të ndryshme si parti e hapur dhe bashkëkohore. Kjo është fare normale. Unë mendoj që kritikat bëhen që të përmirësohet puna e partisë demokratike dhe kryetari Basha duhet të jetë më i vëmendshëm në kritikat që i bëhen dhe të korigjojë qëndrimet e tij në mënyrë që të jemi fitues në zgjedhjet e ardhshme.Ndërkohë Eduart Selami adresoi kritika të forta ndaj kryeminsitrit Edi Rama per menyren e qeverisjes. Ai tha se situata e vështitrë ekonomike dhe humja e shpresës,  ka rikthyer pas 25 vitesh eksodin tek shqiptarët.Duke folur për reformat e ndërrmara nga qeveria Z. Selami  tha se ato nuk përmbajnë seriozitetin e duhur që cojnë vendin drejt zhvillimit.