Vendos minë kundratank me mbushje 4 kg tritol në një dyqan në Krujë

Një 24 vjeçar është ndaluar pasi akuzohet se ka vendosur një minë kundratank në dyqanin në pronësi të shtetasit B.SH banues në Krujë."Eksplozivi ka qenë në formën e një mine kundratank me një mbushje rreth 4 kg tritol dhe kishte një montuar një mekanizëm për shpërthim me anë të celularit" informon policia.I arrestuari është Sherif Halili 24 vjeç, banues në fshatin Halil Fushë- KrujëNgjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 qershorit të një viti më parë, por arrestimi është bërë një vit më pas, 25 gusht 2015.Policia e Durrësit informon "Autori i ndaluar pranon krimin dhe pohon se e ka kryer duke u shtyrë nga motive të dobëta" por nuk jep më shumë detaje.Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësisë së bashkëpunëtorëve të tjerë dhe nuk bën me dije detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Shkatërrimi i pronës me eksploziv"të mbetur në tentativë dhe"Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake" të parashikuar nga nenet 152,22 dhe 278/4 të Kodit Penal.[caption id="attachment_567354" align="alignnone" width="641"]autori i krujes Ne foto: Sherif Halili, 24 vjecari qe vuri minen antitank ne dyqanin e Krujes[/caption][caption id="attachment_567348" align="alignnone" width="638"]mina Mina kundratank[/caption][caption id="attachment_567350" align="alignnone" width="639"]mina3 Mina kundratank[/caption][caption id="attachment_567532" align="alignnone" width="640"]Sherif Halili Ne foto : Momenti i arrestimit[/caption]vijon