Lindita Theodhori: Gjergj Leka të kërkojë falje. Njeri i pështirë dhe burrë ordiner

Lindita Theodhori reagon për akuzat që ka bërë ndaj saj Gjergj Leka. Në një intervistë për gazetën "Dita" ajo është shprehur se ai ka nevojë të vizitohet te ndonjë mjek dhe meqë ka thënë se Lindita është e rrezikshme, duket të ketë kujdes prej saj: “Dua t’i them, ki kujdes, sepse jam e rrezikshme. Ai njeri ma shpif, burrë ordiner”.Ajo tregon se jo vetëm ajo ndihet e fyer, por edhe familjarët. Madje shton më tej se ka dy djem të rritur dhe ata kanë përdorur frena shumë të forta për t’u përmbajtur ndaj fjalëve që ka thënë Leka për nënën e tyre.“Unë s’mund të merrem me të tjerët dhe s’mund të mbyll gojën e askujt. Por është e turpshme të merresh me jetën e tjetrit.Si Linditë kam një natyrë, që gjërat e shëmtuara dhe ato që nuk më interesojnë nuk u kushtoj asnjë sekondë kohë.  Unë merrem me gjërat e bukura, ato që të zbukurojnë jetën. Por në këtë rast duhet të them patjetër diçka sepse është cenuar jeta ime, personaliteti im, karriera dhe familja ime. E konsideroj një veprim vulgar, një shfaqje skandaloze të atij njeriu dhe një veprim të ulët për atë palo burrë, të cilit nuk dua t’ia përmend as emrin.Ma shpif, nuk di ç’të them tjetër, por thjeshtë ma shpiiif. Njeri i pështirë. I ndotur. Burrë ordiner!” shprehet ndër të tjera Theodhori për gazetaren Entela Resuli.Çfarë deklaroi Gjergj Leka në intervistën dhënë gazetës më 23 gusht 2015Ka shumë artistë të mirë që kanë vuajtur në Shqipëri, shumë artistë që nuk ua kanë dhënë kurrë hakun, sepse kolegët e paaftë ua kanë marrë shpirtin. Se ishin të dashura të punonjësve të sigurimit, të drejtorit dhe shokut të drejtorit… Ishin gjithmonë treshe. Pse, çfarë kujton ti, se orgjitë kanë nisur me demokracinë? Jo, jo, kanë qenë që në kohën tonë…Kemi pasur këngëtare të zgjuara, këngëtare finoke dhe këngëtare kurva. Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se çfarë ishin dhe i lanë. E kuptoni menjëherë për kë e kam fjalën, se kurvat këngëtare, sado të famshme ishin asokohe, u zhdukën nga qarkullimi shpejt, pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtare finoke dhe të zgjuara”.Pyetje Cilat ishin rivalet e Vaçes?Kanë qënë ato që kishin të dashurin ose mikun më të fortë. Historikisht, dy më të rrezikshmet kanë qenë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Përveç Vaçes, që e shpjegova më lart, që ishte tjetër gjë, Parashqevia dhe Lindita zgjidhnin këngët që dëshironin ato, bëhej ç’donin ato”/Oranews.tv/