Martesa të kombinuara mes italianeve të varfra e të huajve
Sektori antiterrorrist i Policisë së Romës ka nisur hetimet mbi rritjen e numrit të martesave fallso mes italianëve e nënshtetasve të huaj kryesisht nga Afrika e Veriut e Lindja e Mesme. Në këtë fenomen shfaqet mjaft i lartë rreziku i infiltrimeve terrorriste e shkak i një alarmi të tillë është pikërisht numri gjithnjë e në rritje i martesa të kombinuara me femra italiane nga një shtresë sociale e varfër dhe qytetarë nga Afrika o Lindja e Mesme.9 mijë euro është pagesa ndaj "nuses" italiane e cila udhëton drejt Egjiptit, Marokut, Tunizisë apo kudo qoftë dhëndri i ardhshëm për të firmosur kontratën e martesës e më pas për të pretenduar në Romë lejen e rregullt të qëndrimit për "bashkëshortin" e saj.Sipas sektorit antiterrorist të policisë italaine ky tur martesash të kombinuara me udhëtime të planifikuara e të parapaguara në vendet e origjinës së "dhëndurëve të ardhshëm" është gjetja e fundit dhe rruga më e shkurtër e organizatave kriminale për të pajisur me leje qëndrimi të rregulltë klientët e tyre.Rritja shumëfish e cmimit për të realizuar një martesë të tillë sa më shpejtë e mundur ka sjellë hijen e dyshimit të infltrimeve terroriste mes personave që kërkojnë të mbërrrijnë e të pajisen me dokumenta të rregullta në Itali.Pas atentateve në Kajro e në Tunizi kërkesat për martesa të tilla janë shtuar shumë si dhe cmimi i ofruar për t'i realizuar ato. Është një trafik i vërtetë ku secili bashkëpuëtor kryen rolin e tij e merr paggesën që i takon. Dikush është "shkesi" që merret me gjetjen e nuses italiane kryesisht me mjaft probleme ekonomike e sociale, një tjetër merret me praktikat burokratike. Më pas nga vendi i origjinës së "dhëndërrit" si p.sh nga Kajro me anë të ambasadës italiane mbërrin kërkesa e martesës e sapo dokumentat të jeën gati "nusja" italaine me një udhëtim të paguar niset drejt Egjiptit.Praktika administrative e ciftit të ri është gjithcka e rregulltë, vetëm se pas cdo matesë fshihet një trafik ilegal me shifra pagese për cdo "nuse" deri më 9 mijë euro, pa llogaritur fitimet e personave të tjerë me rolin e tyre në këtë biznes.E mbi këtë biznes ilegal po përpiqet të hedh dritë Antiterrorizmi italian sidomos pas zbulimit të informacionit se pas sulmeve terroriste ne Kajro e Tunizi kërkohen urgjentisht disa "nuse" italiane me cmime martese të dyfishuara.E sic kanë komentuar medit italiane është rasti të thuhet se "Afrika e Lindja e Mesme i kërkon dorën të varfërve italaine e ato i dorëzojnë celësat e shtëpisë."