Lufta kundër informalitetit, Shehaj: Mbron konsumatorët nuk lufton bizneset
Aksioni kundër informalitetit nuk ka qëllim të luftojë bizneset por te mbrojë konsumatorët. Me këtë siguri të bërë publike më herët edhe nga Kryeministri Edi Rama u shfaq në një deklaratë për shtyp Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj.Brisida Shehaj: "Nuk kemi të bëjmë me një luftë kundra biznesit, përkundrazi ky është një aksion që do mbrojë konsumatorin në shumë dimensione. Ky aksion mbron çdo qytetar, që teksa paguan për çdo mall e shërbim që blen duhet të sigurohet që paratë që ai jep për shtetin të kalojnë realisht tek shteti. Ky operacion është i rëndësishëm edhe për të mbrojtur të gjitha bizneset e mëdha apo të vogla.Drejtorja e Tatimeve kërkoi që qytarët ti kushtojnë vëmendje marrjes së kuponit tatimor .Brisida Shehaj: “Kjo bëhet e thjeshtë duke u siguruar që për cdo produkt apo shërbim të marrim një kupon tatimor. Thënë ndryshe që të rriten rrogat dhe pensionet, që të ndërtohen kopshte dhe shkolla duhet të paguhen taksat dhe tatimet.Viti 2014 sipas Shehaj shënoi ulje të nivelit të gjobave ndaj bizneseve të vendosura në mënyrë të padrejtë me 30 mln dollarë .