Gjirokastër bujqërit pensioniste
Të bësh punën që do, është njësoj sikur të mos punosh asnjë ditë në jetën tënde. Kjo është motoja e këtij çifti pensionistësh në Gjirokastër, të cilët pavarësisht moshës çdo ditë punojnë në bujqësi.Ndryshe nga fermerët e tjerë, çifti Guri u jep mundësinë blerësve t’i vjelin vetë prodhimet bujqësore që ata zgjedhin të konsumojnë.Beaze Guri: “Vijnë këtu, i shikojnë, i vjelin vetë me duart e tyre, sa duan”Beaze Guri shprehet se problem mbetet mungesa e ujit per vaditje, ndaj janë detyruar të hapin një pus.Beaze Guri: Jemi pensionistë, por punojmëSipas statistikave të Drejtorisë Bujqësisë në Gjirokastër është rritur me 20 % sipërfaqja e punueshme e tokës, krahasuar me vitet e pëparshme. Ndërsa shumë të kthyer nga emigrimi kanë marrë toka me qera dhe kutivojnë kryesisht misër, por edhe kultura të tjera bujqësore.