Athina reagon sërish për Kishën e Shën Athanasit: Presim të reagoni

Ministria e Jashtme e Greqirë reagon sërish duke i kërkuar qeverisë shqiptare veprim të mënjëhershëm për atë çka po ndodh në Kishën e Shën Athanasit në Himarë.Në një deklaratë për shtyp që mban datën 23 gusht 2015, dhe që është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme greke thuhet: "Inkurajuese është ajo çfarë deklaroi dje përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme shqiptare në lidhje me angazhimin e saj për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat civile, të besimit dhe të pronës së minoritetit në Shqipëri. Greqia, siç e ka bërë deri sot, është në anën e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së me kusht që Shqipëria të plotësojë të gjitha detyrimet sipas ligjeve ndërkombëtare.Kjo, për më tepër , është dhe arsyeja pse ministria e Jashtme po pret një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare në atë që po ndodh në kishën e Shën Athanasit në Drimadhe të Himarës."Dje ministria e Jashtme shqiptare deklaroi se Greqia s'duhej të ndërhynte në çështjet e brendshme të ShqipërisëObjekti i kultit është ndërtuar për herë të parë në vitet 1400, mandej në vitet 1973 është prishur nga rregjimi komunist për t’u rindërtuar me fonde të vetë besimtarëve në vitet 1993 .Banorët që kanë rrethuar kishën prej dy ditësh për të mos lejuar prishjen e saj pranojnë se e konsiderojnë shkelje te se drejtes se tyre te besimit prishjen e objektit te kishes .Kreu i bashkisë, Goro, nuk ka pranuar të prononcohet publikisht , por ai ka sqaruar jashtë kamerave ,se prishja e kishës ortodokse synon nxjerrjen në pah të rrënoja të kishës se vjetër ilire e cila daton rreth viteve 1400 p.e.sdeerer/Oranews.tv/