Lirohet pengu britanik në Jemen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2015, 11:05
Është liruar ditën e sotme një shtetas britanik i mbajtuar peng në Jemen.Lirimi i tij u bë i mundur gjatë një operacioni të përbashkët mes inteligjencës ushtarake britanike dhe forcave arabe. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Jashtme britanike.Sekretari i Jashtëm britanik , Philip Hammond tha se pengu u lirua nga forcat ushtarake arabe, të cilëve “u jemi mirënjohës për bashkëpunimin” informon BBCIdentiteti i pengut të liruar nuk është bërë i ditur, por zyrtarët thonë se është mire dhe i sigurt/Oranews.tv/