Qytetarët kursyen në ushqime për të paguar energjinë
Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më pak para për konsum në 6 mujorin e pare të këtij viti për ti zhvendosur këto të ardhura drejt pagesave te faturave te prapambetura të energjisë elektrike.Një raport i Bankës së Shqipërisë vëren se përtej kësaj vihet re se kursimet i rritën edhe për shkak të pasigurisë së qytetarëve për të ardhmen.Familjet shqiptare kanë shpenzuar më pak para në pjesën e parë të vitit duke bërë që konsumi të pësoj një rënie me 1.2%.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në raportin e politikës monetare tregojnë se arsyeja kryesore e uljes së konsumit për këtë periudhë të vitit ka ardhur si pasojë e zhvendosjes së burimeve financiare drejt pagesës së faturave të prapambetura të energjisë elektrike.Shkaku i dytë është pasiguria për të ardhmen çka i ka shtyrë shumë kryefamiljar të shtojne kursimet.Por ku janë treguar më shumë të kursyer shqiptarët?Të dhënat tregojnë se rënia e konsumit u reflektua në masën më të madhe nga tkurrja e shpenzimeve konsumatore për mallrat e qëndrueshëm ku bëjnë pjesë ato që mund të përdoren mbi 3 vjet si mobilie, elektroshtëpiake apo makina por edhe në blerje te veshmbathjeve si këpucë dhe rroba.Bazuar në rezultatet e vrojtimit të besimit konsumator për tremujorin e dytë të vitit, arsyet kryesore të kursimit ishin pasiguria për të ardhmen dhe zhvendosja e konsumit në një kohë më të vonë.Më konkretisht, 46% e konsumatorëve të pyetur kursejnë për të pasur fonde në dispozicion për të papritura dhe 39% për të konsumuar në të ardhmen. Rënia e konsumit është një problem shumë i ndjeshëm për ekonominë shqiptare pasi e ka shtyre ate drejt stanjacionit ndërkohë që drejtues të institucioneve apelojne për rritje të konsumit si një mënyrë për të nxitur rrritjen ekonomike të vendit./Oranews.tv/